WRC, Evans fiton garën e fundit, Ogier kampion
19.11.2023 16:57
Piloti uellsian Elfyn Evans, në Toyota mori titullin e nderit atë të nënkampionit të botës në Auto -rally (WRC)...

Piloti uellsian Elfyn Evans, në Toyota mori titullin e nderit atë të nënkampionit të botës në Auto -rally (WRC), pasi fitoi garën e zhvilluar në Japoni. Kjo ishte gara e fundit sezonale në reli, të cilën në pozitën e dytë e përfundoi shoku i skuadrës francezi Sébastien Ogier. Kalle Rovanperä i Finlandës, i cili tashmë kishte siguruar titullin botëror, përfundoi i treti dhe i mundësoi Toyota-s, të fitojë titullin e kampionit në konkurencë ekipore dhe të përfundonte garën me një hat-trick në terren vendas.
“Pa dyshim që ndjehem shumë mirë pas vitit të kaluar. Ishte një zhgënjim i madh në ditën e fundit dhe nuk ishte e lehtë këtë vit. Ka qenë një fundjavë e gjatë, por shumë e mirë për skuadrën. Faleminderit, djema! Dua të them, ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm. Kampionë në në konkuencë të pilotëve dhe konstruktorëve. Pa dyshim se pas rezultatit të shënur në Finlandë në shtëpi dhe ky në Japoni, është një kënaqësi e mirë!", tha Elfyn Evans, pilot i Toyota.
Konkurenti i Evans, për të fituar titullin e nënkampionit të botës pas Rovanpera, belgu Thierry Neuvil, të gjitha gjasat I kishte humbur të premtën kur fluturoi nga pista.