Euro 2024: Shqipëria më e lira, Anglia më e shtrenjta

19.11.2023 16:58

Një ndër skuadrat e kualifikuara së fundmi për Euro 2024 është edhe Shqipëria...

Një ndër skuadrat e kualifikuara së fundmi  për Euro 2024 është edhe Shqipëria, por sa vlejnë në merkato skuadrat që kanë siguruar deri më tani një biletë për Europianin e Gjermanisë?
 
Transfermarkt, ka publikuar vlerën e kombëtareve të cilat deri më tani janë kualifikuar në “EURO 2024”. Skuadra e Sylvinhos është më pak e shtrenjta nga të gjithë (deri tani) ndërsa në krye të listës është Anglia e Southgate e cila është e vetmja së bashku me Francën që ka kaluar një miliard.
 
Këtu është renditja (të dhënat sipas Transfermarkt):
 
13) SHQIPËRIA – Vlera: 81.7 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Kristjan Asslani: 12 milionë
 
12) HUNGARIA - Vlera: 147.4 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Dominik Szoboszlai: 70 milionë
 
11) SLLOVAKIA - Vlera: 167.3 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Milan Skriniar: 50 milionë
 
10) SKOCI - Vlera: 184.4 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Andreë Robertson: 40 milioni
 
9) TURQIA - VLERA: 187.1 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Hakan Calhanoglu: 40 milionë
 
8) AUSTRIA - Vlera: 281.7 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - David Alaba: 40 milionë
 
7) DANIMARKA - Vlera: 340.1 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë – Rasmus Hojlund: 65 milionë
 
6) BELGJIKA - Vlera: 448.8 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Jeremy Doku: 60 milionë
 
5) GJERMANIA - Vlera: 665 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Jamal Musiala: 110 milioni
 
4) SPANJA - Vlera: 814 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Rodri e Pedri: 100 milionë
 
3) PORTUGALIA - Vlera: 921.5 milionë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Rafael Leao: 90 milionë
 
2) FRANCA - Vlera: 1.1 miliardë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Kylian Mbappé: 180 milionë
 
1) ANGLIA - Vlera: 1.3 miliardë euro
 
Lojtari më i shtrenjtë - Jude Bellingham: 150 milionë