Anulohet edhe lëshimi i dytë për femra në Zermatt-Cervinia
19.11.2023 17:01
Gara e dytë lëshimit për femra në kuadër të Kupës së Botës të Skive Alpine

Gara e dytë lëshimit për femra në kuadër të Kupës së Botës të Skive Alpine, e planifikuar të zhvillohej të dielën në Zermatt-Cervinia, u anulua për shkak të erës së fortë. Po ashtu edhe gara e parë e planifikuar për një ditë më parë u anulua, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS). Anulimet për të satën herë të garave shënon rënien e idesë së një resorti të ri skijimi të paprecedentë italo-zviceran, të hapur me bujë të madhe në fillim të vitit 2022. Prej atëherë nuk është zhvilluar asnjë nga tetë garat e planifikuara.
Vitin e kaluar mungesa e borës ishte arsyeja kryesore, ndërsa këtë vit për shkak të erës së fortë organizatorët anuluan garat e meshkujve fundjavën e kaluar dhe dy garat e lëshimit për femra të kësaj fundjave. Sikurse dje edhe sot era kërcënonte sigurinë e skiatorëve që duhej të lëshoheshin me shpejtësi të plotë në pistën 3000 metërshe me pothuajse 700 metra diferenca në lartësi. “Gran Becca”, që duhet të hapë sezonin në disiplina të shpejta, përballet me realitetin e një akullnaje të vështirë për t’u zbutur në këtë periudhë të vitit e cila është në më shumë se 3500 metra mbi nivelin e detit.