Maqedoni

Klinika Infektive: 46 raste të reja me HIV pozitiv

19.11.2023 17:07

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë regjistruar 46 raste të reja me HIV pozitiv....

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë regjistruar 46 raste të reja me HIV pozitiv. Një e treta e tyre nuk kanë qenë të vetëdijshëm se janë bartës, apo janë zbuluar në fazë të vonshme të sëmundjes. 
 
“Edhe ky numër apo fakt në përgjithësi është sfidë edhe për një numër të madh vendesh evropiane. Problem është kur pacienti vjen me një gjendje klinike e cila nuk është zbuluar në fillim, testohet, mendohet në HIV dhe atëherë e zbulojmë pacientin se është në fazë të vonshme apo në gjende SIDE. Atëherë trajtimi është më i vështirë, nganjëherë nevojitet edhe trajtim spitalorë, e ndonjëherë edhe në trajtim intensiv.”, tha Velimir Saveski nga Klinika për Sëmundje Infektive.
 
Java Evropiane për Testime HIV, Klinika Infektive mundëson testim falas 
 
Në kaudër të Javës Evropiane për HIV testime nën moton “Kujdesu për veten”, Klinika për Sëmundje Infektive dhe organizata jo qeveritare Hera mundësojnë testim falas për sëmundjet e transmetueshme seksuale. 
 
“Testet janë të shpejta, brenda 20 minutash merren rezultatet që mes tjerash nënkuptojnë testim në kohë, terapi në kohë, nëse zbulohet status HIV pozitiv, që në atë mënyrë të mund të parandalojmë bartjen e HIV dhe sëmundjeve tjera seksuale.”, tha Vesna Matevska nga Hera.
 
Mjekët rekomandojnë kujdes më të madh për shëndetin reproduktiv mashkullorë përfshi normalizimin e testimit dhe kontrolloeve. 
 
FITIM KRYEZIU