Maqedoni

LSDM: Data e zgjehdjeve në koordinim me partitë politike

19.11.2023 17:33

LSDM mbetet në qëndrimin për zgjedhje në termin të rregullt...

LSDM mbetet në qëndrimin për zgjedhje në termin të rregullt, por pajtohet që çështja e zgjedhjeve të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë, të diskutohet te kryeparlamentari Talat Xhaferi me të gjitha partitë politike parlamentare. 
 
“LSDM parimisht mbetet në qëndrimin që zgjedhjet të mbahen në termin të rregullt presim që kjo çështje të hapet te kryetari i Kuvendit. Ndërsa për datën e sakt do të diskutohet me të gjitha partitë politike parlamentare.”, tha Bogdanka Kuzeska bga LSDM.
 
Mickoski: Është mirë që zgejdhjet të jenë të përbashkëta
 
VMRO-DPMMNE vlerëson se zgjedhjet e përbashkëta janë zgjidhje më e pranueshme për të kursyer para por edhe për të krijuar mundësi për formim sa më të shpejtë të institucioneve.  
 
“Kovaçevskit i duhej të inkurajohet nga Aliu, nga Bujari, nga Arbeni, që më në fund ta kuptojë realitetin, kështuqë është mirë që zgjedhjet të jenë të përbashkëta, e përshëndes atë vendim në qeveri, pres që gjatë këtyre ditëve së shpejti të caktohet data.”, tha kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Edhe partitë shqiptare BDI dhe ASH, por edhe opozita shqiptare janë shprehur të gatshme për zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale në të njejtën ditë. 
 
NERMIN MULAKI