Botë
7 të vdekur dhe 41 të plagosur në një atentat kamikaz në Afganistan
18.03.2015 14:43
Shtatë persona u vranë dhe 41 të tjerë u plagosën në një atentat kamikaz të talebanëve në Lashkar Gah...

Shtatë persona u vranë dhe 41 të tjerë u plagosën në një atentat kamikaz të talebanëve në Lashkar Gah, kryeqytet i provincës Helmand, në jug të Afganistanit, të cilët kishin vënë në shënjestër drejtues të provinces.
Kamikazi, i cili qarkullonte në bordin e një kamioni, ka shpërthyer eksplozivin pranë një kompleksi imobiliar ku ndodhej shtëpia e guvernatorit te zones.
Atentati kishte si shënjestër një grup zyrtarësh politik, anëtarësh të shoqërisë civile dhe gazetarësh të mbledhur për një seminar mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe rrëmbimet. Mes të plagosurve është edhe Omar Zhak, zëdhënës i guvernatorit të provincës.
Atentati u mor përsipër nga talebanët nëpërmjet faqes në rrjetin social ”Tuitter” të zëdhënësit Zabihullah Mujahid.
