Stoltenberg filloi turin Ballkanik, të martën viziton RMV-në
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka nisur turneun e tij në Ballkan. Ai ka mbërritur në Bosnje dhe Hercegovinë, pas së cilës do të udhëtojë për në Serbi dhe Kosovë.Vizita e tij në Shkup është paralajmëruar për të martën.
Në Shkup ai do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe do të ketë fjalim para deputetëve.Stoltenberg ditën e dytë të vizitës së tij në Maqedoni do ta fillojë me takim bilateral me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas së cilës do të marrë pjesë në takimin joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, të organizuar nga Maqedonia e Veriut.
Kujtojmë se më 30 tetor, Shkupin e vizitoi edhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen. Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ajo tha se “Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë drejt anëtarësimit në BE. Është e pabesueshme të shohësh përparimin që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe vendosmëria për të ecur përpara është mbresëlënëse”, tha Von del Leyen.
“BE ka një histori të gjatë zgjerimi dhe respekti për çdo komb dhe respekt për diversitetin që ne përfaqësojmë. Ne do ta mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin e saj unik dhe gjuhën maqedonase”, tha kryetarja e KE-së.
