Situatë e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, do të diskutohej “Projekt Buxheti 2024”

20.11.2023 11:45

Në Kuvendin e Shqipërisë sërish situatë e tensionuar....

Në Kuvendin e Shqipërisë sërish situatë e tensionuar. Deputetët e opozitës grumbulluan  sërish karriget në foltore, edhe këtë seancë plenare ku pritet të diskutohet “Projekt Buxheti për vitin  2024”.

Deputetët e opozitës kundërshtojnë vendosjen e gardës në Kuvend, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej tyre.

Përderisa  një pjesë e deputëtëve janë në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ishte drejtpërdrejtë  në “facebook” duke potencuar se ky buxhet është buxheti i gjobës ndaj shqiptarëve, i shpërdorimit, i rrugëve të cilat kushtojnë 12 milion  euro kilometric.

Këtyre diskutimeve i kanë paraprirë seanca të tensionuara e kaotike dy muajt e fundit, prodhuar nga ajo çfarë opozita e quan “rezistencë ndaj mos plotësimit të tre kërkesave të tyre”.