Eliminatoret, Maqedonia mbyll fushatën me Anglinë

20.11.2023 14:21

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, sonte në Shkup në përballjen me Anglinë...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, sonte në Shkup në përballjen me Anglinë do ti jep fund kësaj fushate eliminatore për evropianin e Gjermania 2024. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për grupin “C” eliminator në të cilën përfaqësueja e vendit nuk kishte ndonjë paraqitje të mirë, pasi ndeshje me skuadrat e mëdha kombëtare i humbi.  Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes këtyre dy skuadrave përfaqësuese prej të cilave e treta në kryeqendër ku anglezët janë më të mirë pasi kanë dy fitore në vitin 2003 dhe 2006. Në ndeshjet paraprake eliminatore Maqedonia e Veriut në transfertë me 5:2 u mund nga Italia, ndërsa Anglia me 2:0 e mundi Maltën.
 
“Duam që të ngrejmë standardin dhe efikasitetin e kombëtares, pasi që me Maltën nuk ishim në nivelin e duhur dhe të kthehemi atje ku jemi të mirë. Rashford është mirë, por kemi një konkurencë të madhe në ekip dhe të gjithë futbollistët duhet të jenë të vetëdishëm se duhet të dëshmojnë cilësinë e tyre. Për Maqedoninë, pas asaj që ndodhi në Mançester, do të jetë kjo ndeshje për mbrojtje të krenarisë. Pres një ndeshje dhe atmosferë të mirë dhe stadium të jetë imbushur.”, tha trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
 
“Tre luanët”, që në shtatorë kishin siguruar vendin e parë në grup si dhe kulaifikimin në “EURO 2024”, por këta po luajnë për të qenë në mesin e pesë kombëtareve më të mira që do jenë të vendosura në vazon e parë të shortit. Para anglezëve në këtë vazo të sigurtë janë- Gjermania si vendi organizator, si dhe Portugalia e Franca. 
 
Në ndeshjen e parë të kësaj fushate eliminatore të luajtur në “Old Traford”, përfaqësuesja e vendit pësoi një disfatë të thellë 7:0, ashtu që kjo përballje në Shkup shihet si një mundësi e mirë për të përmirësuar imazhin e atij takimi. Pas ndeshjes me Italinë, trajneri Bllagoja Milevski tha se Maqedonia nuk guxon ti përsëris lojën e fraksionit të parë të ndeshjes së luajtur në Romë. Gjendja momentale e renditjes së grupit “C”., 
 
Anglia është e para më 19 pikë, nga 13 pikë kanë Italia dhe Ukraina të clat po ashtu do të përballen mes vete sonte, Maqedonia me 7 pikë mban pozitën e katërt, ndërsa Malta ka mbyllir eliminatoret pa pikë.