Portugalia mbyll eliminatoret me 10 fitore
20.11.2023 14:24
Portugalia i ka përfunduar me pikë maksimale (30) kualifikimet për Euro 2024....

Portugalia i ka përfunduar me pikë maksimale (30) kualifikimet për Euro 2024. Të dielën mbrëma në Lisbonë, Portugalia fitoi 2:0 ndaj Islandës. Për portugezët ishte fitorja e dhjetë rresht. Përfaqësuesja “iberike” në 10 javë eliminatore përpos fitoreve maksimale ka goldiferencën 36-2. Portugezët në 9 takime nuk kanë pranuar gol, ndërsa 2 gola i kishin pranuar në përballjen me Sllovakinë të cilën e mundën 3:2.
Përpos Portugalisë, sukses maksimal në këto eliminatore ka edhe Franca, e cila në grupin “B” ka shënuar shtatë fitore. “Gjelat” këto eliminatore do ti përfundojnë të martën në Greqi. Nga grupi “J” është kualifikuar edhe Sllovakia, që përfundon e dyta me 22 pikë. Sllovakët në ndeshjen e fundit eliminatore në Zenicë me 2:1 e mundën Bosnjën. Për Sllovakinë ishte kjo fitorja e shtatë, ndërsa për boshnjakët ishte humbja e shtatë. Luksemburgu në grupin “J” ka 17, ndërsa BeH 9 pikë, përderisa i fundit Lihtenshtajni zero pikë.
