Suedia shkarkon trajnerin Andersson
20.11.2023 14:25
Federata Suedeze e Futbollit, mbrëmje e së dielës ka shkarkuar trajnerin e përfaqësueses së saj Jane Anderson...

Federata Suedeze e Futbollit, mbrëmje e së dielës ka shkarkuar trajnerin e përfaqësueses së saj Jane Anderson, pasi ai nuk ia doli të sigurojë pjesëmarjen në “EURO 2024”. Suedia mbrëmjen e kaluar me 2:0 e mundi Estoninë,por kualifikimet në grupin “F” i përfundoi në pozitën e tretë me vetëm 10 nga 24 pikët e mundshme. Këta kanë 10 pikë me paks se e para e grupit Belgjika.
Andersson në pankinën suedeze është nga viti 2016, ndërsa 2018 luajti në ¼ e finales së botërorit si dhe 1/8 e finales së “Euro 2020”. Megjithatë pas kësaj Suedia nuk ia doli të kualifikohej në botërorin e 2022 dhe tani në evropianin e Gjermania 2024. Andersen mori famë sidomos për kualifikimin në Botërorin 2018, kur mundi në play-off Italinë, por edhe sepse në atë vit nuk grumbulloi Zlatan Ibrahimoviç me ekipin.
