Eliminatoret, 17 kombëtare siguruan vizën për “Euro 2024”

20.11.2023 14:28

Para dy ditëve të fundit kualifikuese, kemi mësuar emrat e 17-të kombëtareve...

Para dy ditëve të fundit  kualifikuese,  kemi mësuar emrat e 17-të kombëtareve të cilat  do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të Futbollit, i cili vitin e ardhshëm  prej 14. qershor  deri më 14. korrik do të mbahet në Gjermani. Biletën për në evropian e kanë prerë:- Gjermania (nikoqir), Shqipëria, Anglia, Franca, Belgjika, Portugalia, Turqia, Skocia, Serbia, Sllovakia, Spanja, Hungaria, Austria, Danimarka, Rumunia, Zvicra, Holanda. Emrat e katër përfaqësuese të cilat do të luajnë në evropian do ti mësojmë sonte në mbrëmje si dhe të martën, ndërsa tri biletat e fundit do të ndahen në mars të vitit të ardhshëm për kur është përcaktuar “play – offi”.
 
Ukraina dhe Italia sonte në darkë  në teren asnjëanës në Levekruzen do të vendosin se cila  si e dyta nga Grupi “C” do të luajë në evropian.  Anglia më herët e ka siguruar njësishin. Të dyja kanë nga 13 pikë, por italianëve do ju kryejë punë edhe një barazim, pasi janë më të mirë në përballjet mes vete.
 
Po ashtu sonte do mësojmë edhe renditjen përfundimtare të Grupit “E”, ku Shqipëria është e para. Për vendin e dytë në grup luajnë me svete Çekia dhe Moldavia.  Vendasve iu mjaft një pikë, ndersa moldavëve për të bërë një sukses historic do ju kryej punë vetëm fitorja.
 
Në grupin “H”, danezët kanë siguruar kualifikimin, ndërsa për pozitën e dytë në Lubljanë, do të luajnë Sllovenia dhe Kazakistani. Sllovenët ka një pikë më shum. E martja do na sjellë ndeshjet përfundimtare të grupeve B, D dhe I, por vetëm në grupin “D”, kemi të panjohura. Në këtë grup kroatët vet vendosin për fatin e tyre. Nëse në stadiumin “Maksimir” e mundin Andorën do të sigurojnë vizën për në Gjermani dhe në kohë të njëjtë do ishte pjesëmarja e tyre e shtatë në evropian, ndërsa e gjashta me radhë. Në rast se humbasin kroatët, atëherë Uellsi në terren vendas patjetër duhet ta fitojë Turqinë.