Suns fitojnë pas vazhdimeve ndaj Jazz

20.11.2023 14:30

Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes së kaluar në NBA, Phoenix Suns në Salt Lake City...

Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes së kaluar në NBA, Phoenix Suns në Salt Lake City pas dy kohërave shtesë me 140-137 e mundi Utah Jazz. Kevin Durant për skuadërn mysafire shënoi 39 pikë. Ai kishte edhe 10 asistime dhe 8 kërcime, ndërsa Devin Booker shtoi edhe 26 pikë, duke llogaritur disa goditje të lira në sekondat e fundit të ndeshjes.
 
Basketbollisti më i spikatur tek Utah ishte Lauri Markkanen, që shënoi 38 pikë dhe 17 kërcime. Dueli i këtyre dy skuadrave ishte i vetmi që shkoi në vazhdime, pasi në kohën e rregullt Jazz dhe Suns barazuan me shifrat 115-115.
 
 
Rezultatet e ndeshjeve:
  • Brooklyn Nets - Philadelphia 76ers 99-121
  • Toronto Raptors - Detroit Pistons 142-113
  • Indiana Pacers - Orlando Magic 116-128
  • Cleveland Cavaliers - Denver Nuggets 121-109
  • Dallas Mavericks - Sacramento Kings 113-129
  • Memphis Grizzlies - Boston Celtics 100-102
  • Utah Jazz - Phoenix Suns 137-140
  • Portland Trail Blazers - Oklahoma City 91-134
  • LA Lakers - Houston Rockets 105-104