ATP Finals 2013, Xhokoviç shënon rekord të ri

20.11.2023 14:31

Novak Xhokoviç është shpallur kampion i ATP Finals 2023....

Novak Xhokoviç është shpallur kampion i ATP Finals 2023. Serbi ka mundur në dy sete vetëm pak çaste më parë Janik Siner. Për Xhokoviç është ky tituli I 98 –të, indinvdual, ndërsa në listën e përhershme të fituesve të ATP turneve përfundimtar pas tij ka lënë legjendën zviceriane Rozher Federer. Ai deri sivjet kishte gjashtë tituj të fituar. Serbi për këtë fitore ka marë 1.300 pikë dhe 4.4 milion dollar amerikan.
 
Ndërsa prej sot (e hënë), Xhokoviç, bëhet tenisti i parë I cili në krye të renditjes së ATP-së, ka qenë së paku 400 javë. Ndërsa me moshën 36 vjeç e 181 ditë ai bëhet fituesi më i vjetër i kompeticionit.  Humbja në finale e ATP turneut përfundimtar nuk ka zhvlerësuar javën magjike të Sinerit, i cili është tenisti i parë italian që luan finalen e madhe ATP në 54 vite të historisë së kompeticionit. Ai Torinon e braktisi me 1000 pikë të reja si dhe me më shumë se 2.6 milionë dollarë.