Bytyqi dhe Trençevska shënojnë Ditën e fëmijëve: Investimi te fëmijët, prioritet i ynë

20.11.2023 14:50

Vetëm pesë komuna në vend....

Vetëm pesë komuna në vend nuk kanë çerdhe. Me ndërtimin e kopshtit të ri në Haraçinë, i cili pritet të hapet së shpejti, ky numër do të bie në 4, tha zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi. Ai tha se Qeveria është e përkushtuar në investimet për gjeneratat e reja, e sidomos për fëmijët. 

“Që nga fillimi i mandatit të Qeverisë në periudhën 2017-2023 janë hapur gjithsej 83 kopshte apo zgjerimi i kopshteve në të gjithë vendin, të cilat kanë rritur kapacitetin e fëmijëve me rreth 8 mijë vende të reja. Aktualisht, nga 80 komuna në të gjithë vendin, në 75 prej tyre kemi çerdhe të hapura dhe me kopshtin e ri që do të hapet në Haraçinë, ky numër do të jetë 76. Kopshtet nuk janë vetëm projekte ndërtimore, por investim në potencialin e çdo fëmije.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska,  theksoi se ministria njeh rëndësinë themelore të arsimit të aksesueshëm dhe cilësor në fëmijërinë e hershme.

“Deri në fund të vitit 2023 planifikojmë të hapim objekte shtesë që ofrojnë përkujdesje dhe edukim për 529 fëmijë. Deri në fund të vitit 2024, synimi ynë është që të krijojmë 1,653 vende shtesë në Gostivar, Prilep, Veles, Haraçinë, Koçan, Vasilevë. Likovë, Dibër, Mogillë, Gjevgjeli, Çair, f. Erzhelia dhe Dellçeva.”, - theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Përndryshe këto deklarata autoritetet i dhanë me rastin e hapjes së objektit të ri në kopshtin e fëmijëve “Kokiçe” në komunë të Kisella Vodës, me çka do të mundësohet regjistrimi i 56 fëmijëve të rinj në këtë kopsht. Me këtë rast, autoritetet shënuan edhe ditën botërore të fëmijëve. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)