Maqedoni
Kuvend, shënohet Dita Botërore e Fëmijëve
20.11.2023 15:10
Dita Botërore e Fëmijëve nën moton "Çdo fëmijë, kudo, ka të drejtë të jetojë në një botë paqësore"....

Dita Botërore e Fëmijëve nën moton "Çdo fëmijë, kudo, ka të drejtë të jetojë në një botë paqësore". Mençuria fëmijërore mbretëron në legjislativ. Të rinjtë flasin, deputetët dëgjojnë. 30 vite nga ratifikimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
“Të dashur fëmijë që si të rritur nuk arritëm të ndërtojmë një botë më të sigurt për të gjithë fëmijët, botë në të cilën asnjë fëmijë nuk do të jetë i privuar nga ngrohtësia familjare, nga gjumi i qetë në shtëpinë e vet dhe nga ushqimi i ngrohtë, dyer të hapura shkollore dhe përkujdesje cilësore shëndetësore kur të nevojitet. Ju jeni përgjegjësia jonë, ndërgjegjja jonë dhe ajo që e bëjmë ajo që ju mësojmë dhe për çka ju japim shembull personal është ajo që do ta shndërroni botën e juaj të ardhme.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Nuk mjafton më që fëmijët të dëgjohen, fëmijët dhe të rinjtë duhet të jenë pjesë e zgjidhjeve për të arritur atë progres të vazhdueshëm. Ata janë me ta për të luftuar për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për veten dhe shokët e klasës, por edhe për këtë vend. Në fakt, një shenjë e vërtetë progresi është të shohësh të rinjtë të marrin drejtimin, të gjejnë zgjidhje dhe të bëjnë thirrje për veprim për çështjet që i shqetësojnë.”, - theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patrisia di Gjovani.
Arsimi është një faktor kyç, fëmijët deputetë dërguan një mesazh të qartë dhe me zë të lartë sot në shtëpinë ligjvënëse. Kërkojnë arsim cilësor.
“Arsimi është një nga themelet kryesore të një shoqërie, një sistem i mirë arsimor, është çelësi i përparimit të një shoqërie. Ashtu siç ka thënë edhe Nelson Mandela, arsimi është arma më e fuqishme që do ta përdorësh për ta ndryshuar botën.”, - tha një fëmijë.
“Arritje të arsimit inkluziv ku çdo nxënës është i përfshirë dhe ata me nevoja të posaçme dhe të drejtë për arsimim cilësor, përkujdesje mbështetje dhe trajnime për mësuesit me aksent në simulimin e kreativitetit. Pjesëmarrje aktive të nxënësve gjatë mësimit të tyre!”, - u shpreh një fëmijë tjetër.
SEDAT SELIMI
