Botë
Masakra e Srebrenicës, Serbia arreston 7 të dyshuar për krime lufte
18.03.2015 14:55
Me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Luftës e Republikës së Serbisë, Shërbimi për Zbulimin e Krimeve të Luftës në orët e mëngjesit ka arrestuar deri tani shtatë persona...

Me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Luftës e Republikës së Serbisë, Shërbimi për Zbulimin e Krimeve të Luftës në orët e mëngjesit ka arrestuar deri tani shtatë persona në lokacione të ndryshme në Serbi.
Prokuroria për Krimet e Luftës njoftoi se pas një aksioni të kryer nga pjesëtarë të MPB-së të Serbisë, shtatë të dyshuar janë dërguar në prokurori.
Prokuroria për Krimet e Luftës ka lëshuar një urdhër për hetime kundër ish-anëtarëve të Qendrës së Trajnimit, "Jahorina", të Brigadës Speciale të MPB-së së “Republikës Srpska”, për shkak të dyshimeve se në Srebrenicë, në lokacionin Kravicë, janë kryer krime lufte kundër civilëve.
Në mesin e viktimave janë mbi 1.000 boshnjakë, mbetjet mortore të të cilëve janë identifikuar në varrezat masive në disa lokacione.
Prokuroria dhe MPB-ja e Serbisë janë në kërkim të edhe disa personave të tjerë për të cilët supozohet se janë në vendet e rajonit.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
