Maqedoni

Fushata “Kujdesu për veten”, testime falas për HIV dhe sëmundje tjera seksuale

20.11.2023 16:37

Klinika për sëmundje infektive dhe organizata joqeveritare “Hera” nga dita e sotme fillojnë fushatën “Kujdesu për veten”...

Klinika për sëmundje infektive dhe organizata joqeveritare “Hera” nga dita e sotme fillojnë fushatën “Kujdesu për veten” me testime falas për HIV dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme 
Qëllimi i fushatës është që të nxiten dhe inkurajohen meshkujt dhe djelmoshat, të cilët janë në rrezik në mënyrë parandaluese të testohen, pa dallim se cilës grupmoshë i përkasin, për shkak se çdo i treti person që jeton me HIV nuk e di HIV-statusin e tij. Nga Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim, “Hera”, thonë se në qendrat e tyre për të rinjtë “Dëshiroj të dijë” tashmë 17 vite mundësohet testim për HIV dhe për sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme. 
 
“Këtë javë, pako me shërbime falas, kontrolle nga dermatovenerologu, testime që bëhen për 20 minuta për sifilis, gonoreja dhe kladimia. Nëpër qendrat ofrohen edhe prezervativë falas, kontracepcion dhe teste të shpejta falas për HIV. Dua t’i ftoj të gjithë meshkujt dhe djelmoshat të paraqiten në numrin e telefonit 3 176-950  dhe të caktojnë termin të kujdesen për shëndetin e tyre.”, - deklaroi udhëheqësja programore “Hera”, Vesna Mitevska.
 
Qytetarët që hasëm në teren thonë se mundohen të kujdesen për shëndetin e tyre dhe janë të vetëdijshëm për sëmundjet HIV dhe si të mbrohen prej infektimit.
 
“Po, para një muaji i bëra disa kontrolle. Po mbrojtja nga sëmundjet seksuale zakonisht bëhet me prezervativ.”, - tha një qytetar.
 
“Informacione tani ka kudo, si në mediumet elektronike, në kulturën e përgjithshme. Besoj që secili i di metodat si të parandalohet infektimi.”, - tha një qytetar tjetër.
 
“Po, di si të mbrohem, asnjëherë nuk jam testuar.”, - u shpreh një qytetar.
 
Sipas statistikave, në Klinikën për sëmundje infektive këtë vit  janë zbuluar 46 persona pozitivë me HIV, prej të cilëve 41 persona janë në trajtim të rregullt antiretrovirusal, ndërsa një e treta e këtyre personave janë zbuluar në fazë të vonshme të sëmundjes.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI