Maqedoni
Sigurohen 30 makina shkrimi me alfabetin Brajt për fëmijët me pengesa në shikim
18.03.2015 14:59
30 makina të Brajit iu dhuruan Shkollës Shtetërore për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve me Shikim të Dëmtuar, "Dimitar Vllahov"...

Ato do t’u ndihmojnë shumë fëmijëve me shikim të dëmtuar të cilët mësojnë në shkollë, apo të cilët qëndrojnë në qendrën ditore, e cila është në përbërje të kësaj shkolle.
"Të gjithë fëmijët të cilët qëndrojnë në Qendrën Ditore për Fëmijë me Shikim të Dëmtuar dhe të cilët mësojnë në shkollë, por që nuk kanë makina të Brajit për të shkruar në shtëpitë e tyre, do të mund tani ato t'i çojnë në shtëpi, me qëllim që të mund ta përvetësojnë teknikën e të shkruarit me alfabetin e Brajit edhe në kushte shtëpiake. Pjesa tjetër e makinave do të jetë në dispozicion të kësaj qendre ditore dhe të shkollës”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Me këtë donacion zgjidhet një problem dhjetëvjeçar me të cilin ballafaqohej kjo shkollë. Makinat e shkrimit kanë kushtuar 1,2 milionë denarë, që u siguruan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
