Maqedoni
Incident në Kuvend, Levica “sulmon” nënkryetarin Misovski
20.11.2023 17:33
“A ka këtu deputet apo ju do të bëni çfarë të dëshironi? Ndëprejeni seancën!”....

“A ka këtu deputet apo ju do të bëni çfarë të dëshironi? Ndëprejeni seancën!”. Me këto ulërima deputeti i partisë E Majta, Borisllav Krmov, ndërpreu seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohej rreth propozim rregullores së re të shtëpisë ligjvënëse në vend. Incidenti u shkaktua pasi 87 deputetë nuk pranuan kërkesën e së Majtës për tërheqjen e rregullores nga debati i sotëm dhe për shkak të asaj se të Majtës nuk ju pranuan propozim amendamentet për rregulloren e re të Kuvendit.
“Sipas nenit 152, amendamentet tona as nuk janë paraqitur, mbi çfarë baze janë refuzuar, nuk kanë as numër arkivi. Janë të njëjta me 1800 që u pranuan. Këto janë origjinale. Duhet të ketë një rregull në këtë Kuvend. Duhet ta ndërprisni seancën, duhet të ketë rregull në këtë Kuvend. Mbyllni seancën.”, tha deputeti i të Majtës, Borisllav Krmov.
Kur udhëheqësi i seancës Goran Misovski e paralajmëroi se koha e fjalimit të tij po i mbaronte, ai fillimisht me dorë hodhi zilen dhe shishen e ujit që qëndronin para nënkryetarit të Kuvendit. Krmov më pas hoqi monitorin dhe e hodhi në tokë dhe filloi të hidhte letra. Aktit të tij vandal iu bashkangjit edhe kryetari i të Majtës Dimitar Apasiev. Pas incidentit të shkaktuar nga deputeti Krmov, kryesuesi i seancës Goran Misovski ndërpreu seancën për gjysëm ore.
ERSAN PAJAZITI
