Botë

Dallgët e mëdha dhe mbrojtësja e portit e ndanë në dysh anijen e mallrave në Turqi

20.11.2023 20:15

Ekipet turke të shpëtimit kanë gjetur trupat e dy anëtarëve të ekuipazhit të një anije për transportimin e mallrave...

Ekipet turke të shpëtimit kanë gjetur trupat e dy anëtarëve të ekuipazhit të një anije për transportimin e mallrave që u fundos në brigjet turke në Detin e Zi, si pasojë e një stuhie të fuqishme.
 
Ndërkaq 11 anëtarët e tjerë të ekuipazhit të kësaj anije po konsiderohen si të zhdukur.
 
Anija “Kafkametler” që lundronte nën flamurin turk është fundosur mbrëmë pasi që është goditur nga një dallgë e fuqishme në portin e qytetit Eregli.
 
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, tha se anija e cila ishte në rrugën e saj për në portin perëndimor turk të Izmirit, goditi një mbrojtëse të portit disa herë përpara se të fundosej.
 
Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua për disa orë për shkak të motit të keq. Uraloglu tha se kur moti u qetësua, shpëtimtarët gjetën trupin e kuzhinierit të anijes.
 
Stuhia e fuqishme goditi pjesën veriperëndimore të Turqisë, duke shkaktuar situatë kaotike dhe dëme të mëdha materiale.
 
E një anije tjetër transportuese është ndarë në dysh për shkak të kushteve të rënda atmosferike, ka njoftuar zyra e rojeve bregdetare.