Botë
Izrael-zgjedhjet parlamentare, fiton partia “Likud” e Benjamin Netanjahut
18.03.2015 15:52
Partia “Likud” e Benjamin Netanjahut ka fituar zgjedhjet në Izrael, duke marrë më shumë vota se Unioni Zionist i Isak Herzog...

“Likud” ka fituar 30 vende në Parlament, ndërsa Unioni Zionist 24. Lideri i unionit, Jitzhak Herzog, ka telefonuar Netanjahun për ta uruar për fitoren, por megjithatë ai thotë se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe bashkë me partinë e tij do të vazhdojë të luftojë për një shoqëri të drejtë.
Netanjahu, ka nisur bisedimet me liderët e partive të tjera të qendrës së djathtë për të formuar qeverinë e re sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai, do të duhet të përballet me kriza ndërkombëtare dhe vendase, përfshi çështje të sigurisë, marrëdhënieve me jashtë, çështjen palestineze dhe shqetësimet në rritje për koston e lartë të jetesës në Izrael.
