Anulohet seanca për rastin “Alfa” në Gjykatën Supreme

21.11.2023 13:02

Mungesa e gjykatëses Anita Boshkovska...

Mungesa e gjykatëses Anita Boshkovska për arsye shëndetësore ka çuar edhe në një zvarritje seancën gjyqësore për rastin “Alfa”, nga ku pritej vendimi ndaj të akuzuarit Almir Derplanin e që do të mund të hapte rrugën për rigjykim.

Në seancë nuk u paraqit as prokurori në cilësinë e pëfaqësuesit të akuëz, Boban Llazarevski për të cilin nuk dihet nëse ka plotësuar kushtet për pension ose jo.

Ajo që sot u vërejt në seancë ishte trupi i ri gjykues me në krye gjykatësin Xhemali Saiti. Bashkë me të këshillin e përbëjnë edhe gjykatësit: Shpend Devaja, Elica Krstevska, Mirjana Llazarevska dhe Anita Boshkovska. Seanca e radhës u caktua për 25 dhjetor 2023 në orën 10:00.