Maqedoni

Mariçiq: Do ta bindim opozitën që të mos bllokojë shtetin

21.11.2023 14:44

Për momentin nuk ka perspektivë për kalimin e amendamenteve kushtetuese...

Për momentin nuk ka perspektivë për kalimin e amendamenteve kushtetuese, por koalicioni qeverisës nuk dorëzohet dhe do të vazhdojë deri në ditën e fundit të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare të bindin kolegët e tyre nga VMRO-DPMNE-ja që të mos bllokojnë shtetin dhe të tregojnë se janë vërtet për BE-në. Kështu vlerëson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili vlerëson se nga Samiti i dhjetorit të BE-së priten mesazhe inkurajuese, por jo diçka që bie ndesh me atë që ishte shkruar në Kornizën negociuese  dhe atë që i është dhënë vendit si obligim vitin e kaluar.

“Skriningu  do të përfundojë në javën e parë të dhjetorit. Ne jemi të përgatitur dhe do të dërgojmë ato udhëzues që i kemi obligim nga fundi i skriningut të  klasterit të  parë dhe këtu do të ndalemi nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese. Përderisa për momentin kjo nuk ka mundësi të ndodh, duhet të presim stagnim, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare të bindim VMRO-DPMNE-në të mos e bllokojnë shtetin e vet, të mbledhin fuqi që të bëjmë këtë hap dhe përgjegjësia të jetë e përbashkët, por edhe pikët që do të dëshmojnë në vepër se me të vërtetë janë për BE.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 
 
VMRO-DPMNE me replikë për Mariçiqin: Ka raportin më të keq të BE-së deri më tani
 
Por, nga opozitarja VMRO-DPMNE, thonë se zëvendëskryeministri Mariçiq e ka marrë raportin më të keq të BE-së deri më tani.
 
“Agjenda evropiane është bllokuar kryesisht për shkak të paaftësisë dhe kriminalitetit të Qeverisë dhe për shkak të përpjekjes për të imponuar diktatin bullgar të mbështetur nga Qeveria e Kovaçevskit. Me Mariçiqin, LSD-në dhe BDI-në, BE-ja është vetëm një dëshirë e largët në vend të një realiteti për të cilin duhet të punojmë.”, thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së. 
 
FLUTURA LATIFI