Italia, Sllovenia dhe Çekia shkojnë në EURO
Italia është kualifikuar në Euro 2024....

Italia është kualifikuar në Euro 2024, por me shumë vështirësi. Të hënën në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Italia barazoi pa gola me Ukrainën. Italisë i mjaftonte barazimi, ndërsa Ukrainës i është dashur fitorja për të shkuar në Evropian.
Ndeshja e luajtur në Leverkusen të Gjermanisë nuk ofroi gola. Italia përfundoi e dyta në Grupin C me 14 pikë, sa i ka edhe Ukraina në vendin e tretë. Anglia e ka fituar grupin me 20 pikë. Italia ka rrezikuar më shumë, por edhe Ukraina kishte rastet e saj. Të dy portierët bënë pritje vendimtare. Në fund festuan lojtarët e Italisë.
Vizën për në EURO 2024 e siguroi edhe Sllovenia e cila në Ljubljanë me 2:1 e mundi Kazakistanin. Ishte kjo një përballje e dytë në të cilën dy skuadrat vendosnin për fatin e tyre.
Sllovenëve në këtë ndeshje do ju kryente punë edhe barazimi, por në fund i morrën të tria pikët. Kështu Sllovenia pas plotë 24 viteve për herë të parë do të luaj në evropian.
Danimarka më herët e kishte siguruar pozitën e parë në grup, ndërsa në ndeshjen e fundit në Belfast u mundën me 2:0 nga Irlanda e Veriut.
Të hënën u nda edhe bileta e dytë nga grupi E. Biletën e parë e kishte prerë Shqipëria, ndërsa për të dytën në Olomouc, përballeshin Çekia dhe Moldavi.
Vendasve iu nevojitej 1 pikë, ndërsa mysafirët e kishin patjetër të fitojnë. Në fund çekët triumfuan me 3-0.
Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe dhe kjo ishte e mjaftueshme për vendin e parë në grup. E dyta Çekia po ashtu me 15 pikë, por më e dobët në përballjet mes vete me “kuqezinjtë”. Polonia 11, ndërsa Moldavia 10 pikë.
