EURO 2024, 20 kombëtare siguruan kualifikimin

21.11.2023 15:18

Është mbyllur dhe një tjetër mbrëmje e kualifikueseve....

Është mbyllur dhe një tjetër mbrëmje e kualifikueseve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Me ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e së hënës kemi njohur edhe tre skuadra të tjera (Italia, Çekia dhe Sllovenia), ose gjithsej 20 që kanë marrë kalimin drejt garës kontinentale.

Sot ( e martë) do të mësojmë emrin edhe të një kombëtares e cila do të sigurojë kualifikim.

Do jetë ajo Kroacia apo Uellsi, ndërsa emrat e 3 të fundit që do ta bëjnë këtë do ti mësojmë  në play-off që do të mbahet në mars.

Shorti për “Euro 2024”, do të mbahet me 2 dhjetor në Hamburg, ndërsa kombëtaret do të jenë të ndara në katër grupe.

Vendosja e tyre në vazo varet nga rezultatet e aritura në këto eliminatore.

Pra, le të zbulojmë në detaje situatën grup pas grupi me skuadrat e kualifikuara dhe cilat do të shkojnë në play-off.


GRUPI A

Kualifikohen në Euro 2024: Spanja dhe Skocia

Në play-off: Gjeorgjia


GRUPI B

Kualifikohen në Euro 2024: Franca dhe Holanda

Në play-off: Greqia


GRUPI C

Kualifikohen në Euro 2024: Anglia dhe Italia

Në play-off: Ukraina


GRUPI D

Kualifikohen në Euro 2024: Turqi(Kroacia ose Uellsi)

Në play-off: ende për t'u përcaktuar


GRUPI E

Të kualifikuar për Euro 2024: Shqipëria dhe Çekia

Në play-off: Polonia


GRUPI F

Kualifikohen në Euro 2024: Belgjika dhe Austria

Në play-off:


GRUPI G

Kualifikohen në Euro 2024: Hungaria dhe Serbia

Në play-off:


GRUPI H

Kualifikohen në Euro 2024: Danimarka dhe Sllovenia

Në play-off: Kazakistan, Finlandë


GRUPI I

Të kualifikuar për Euro 2024: Rumania dhe Zvicra

Në play-off: Izraeli


GRUPI J

Kualifikohen në Euro 2024: Portugalia dhe Sllovakia

Në play-off: Bosnja, Luksemburgu