Maqedoni
Dhuna në Kuvend, e Majta: Do ta paguajmë dëmin e shkaktuar
21.11.2023 15:19
Nga partia e Majta ndërkohë, kanë thënë se do ta paguajnë dëmin e shkaktuar...

Nga partia e Majta ndërkohë, kanë thënë se do ta paguajnë dëmin e shkaktuar, por në të njëjtën kohë njoftuan se do të ngrenë padi kundër kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, për siç thanë shkeljen e procedurave.
“E Majta do të ngrit padi penale kundër Talat Xhaferit dhe arkivuesve të Kuvendit, kurse kusht për hyrje të së Majtës në qeverinë e ardhshme do të jetë procedimi i këtyre padive. Dëmin do ta paguajë e Majta për secilin dëmtim të pronës publike, por më thoni se kush do ta paguajë dëmin e milionave të vjedhura përmes krimit të funksionarëve, që tani u amnistuan me Kodin Penal. Kush do t’u paguaj dëmin pacientëve të Onkologjisë, të cilët përfunduan siç e dimë, deri sa çdo ditë e më shumë po pasurohen oligarkët.”, - theksoi Amar Mecinoviq nga e Majta.
