Kroacia apo Uellsi siguron biletën e fundit

21.11.2023 15:21

Sot ( e martë) në ditën e fundit....

Sot ( e martë) në ditën e fundit të këtij cikli eliminator do të mësojmë emrin e kombëtares së fundit e cila do të prejë biletën për në “Euro 2024”. 

Në grupin D, Turqia është e para, ndërsa për biletën e dytë në garë kanë mbetur Kroacia dhe Uellsi.

Kroatët fatin e kanë në duart e veta dhe nuk varen nga askush, ashtu që me fitore eventual ndaj Armenisë, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb do sigurojë pjesëmarjen në evropian. 

Nëse nuk ia dalin të fitojë atëher në këtë grup do kemi një dramë të vërtetë. Kroacia ka 2 pikë më shum se Uellsi që në terren vendas do të përballet me Turqinë. Këta do duhet të mundin turqit dhe të fluturojnë për në Gjermani, ndërsa kroatët në mars do luan në play off.

Në fushë gjithashtu zbret dhe Kosova, e cila luan ndeshjen e fundit në grup përballë Bjellorusisë, me “Dardanët” që do të kërkojnë tri pikët në mënyrë që ta mbyllin këtë fushatë në vendin e tretë, në rast se Izraeli dështon të fitojë në transfertë me Andorrën.

Franca luan në transfertë me Greqinë, ndërsa Holanda udhëton drejt Gjibraltarit.


NDESHJET:

GRUPI B

Gjibraltar – Holandë, 20:45

Greqi – Francë, 20:45

 

GRUPI D

Armeni – Kroaci, 20:45

Uells – Turqi, 20:45

 

GRUPI I

Andorra – Izrael, 20:45

Kosovë – Bjellorusi, 20:45

Rumani – Zvicër, 20:45