San Marino me sukses historik, shënuan tre gola me radhë
Futbollistët e përfaqësueses së San Marino...

Futbollistët e përfaqësueses së San Marino, gjatë kohë do të mbajnë mend këto eliminatore për Euro 2024. Për kushtet dhe cilësinë e futbollit të tyre, këta kanë shënuar një sukses historik.
San Marino ende është në pritje të fitores në eliminatore, por këtyre mbrëmjen e së hënë ju ndodhi më e mira.
Kombëtarja e pestë më e vogël në botë (San marino), në përballjen me Finlandën (97’) ka shënuar një rekord historik pasi që Filippo Berardi shënoi gol nga pika e bardhë.
Kjo ishte hera e parë në historinë e tyre në tri ndeshje me radhë të shënojnë nga një gol.
San Marino në këto eliminatore ka pranuar 31 gol dhe ka shënuar vetëm 3 gola. Fitorja e tyre e vetme është 1:0 në miqësore me Lihtenshtajnin në vitin 2004. San Marino është e fundit në renditjen e FIFA-së, ku kanë 85 humbje në 86 ndeshje, ndërsa barazimin e vetëm 0:0 e kanë me Estoninë në vitin 2014.
