Maqedoni
Disa fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike
18.03.2015 16:12
Nesër pa energji elektrike prej orës 13 e deri në orën 15 do të mbesin konsumatorët e Markova Sushica...

Nesër pa energji elektrike prej orës 13 e deri në orën 15 do të mbesin konsumatorët e Markova Sushica, vendi i quajtur Vakav, gurorja Beroviq, Drislla dhe fshatrat Rakotinc dhe Dobri Doll.
Ashtu siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 14:30 do të mbesin konsumatorët e QT Shkup-Veri, prej orës 11 deri në orën 13 fshatrat Sveta Petka, Çiflik, Viniçan, Govrlevë, Sonje e Poshtme dhe e Epërme dhe prej orës 9 deri në orën 14 konsumatorët e fshatrave Dërzhilovë, Patishka Rekë, Karst, Oseinçan, Elovë, Cërni Vërv, Malçishte dhe Jabollc.
Ndërprerja është për shkak të ndërhyrjeve teknike të caktuara në rrjet./mia
