Maqedoni

Stoltenberg në Shkup, në fokus siguria botërore dhe e rajonit

21.11.2023 18:12

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg siguron në Shkup...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg siguron në Shkup se rajoni nuk është i kërcënuar nga ndonjë invasion ushtarak rus, pas deklarimeve të presidentit ukrainas Zelenski se Rusia ka plan ushtarak për destabilizim të rajonit. 
 
Stoltenberg: “Rajoni nuk rrezikohet nga invazion rus”
 
Stoltenberg pas takimit me kreyministrin Dimitar Kovaçevski, ku në fokus kishin sigurinë globale dhe të rajonit, tha se Aleanca e Veriut është vigjilente dhe vlerëson mbështetjen e Maqedonisë së Veriut.
 
“Ne nuk shohim kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia, kundër cilido aleat të NATO-s, ose ndaj rajonit, por jemi vigjilent. Nga afër vëzhgojmë se çfar bën Rusia dhe do të mbetemi të bashkuar. Ne kemi përfaqësi ushtarake në rajon nëpërmjet KFOR – it dhe jemi të gatshëm që shpejt të forcohemi dhe të bëjmë gjithçka që duhet që të mbrojmë cilindo aleat nga ndonjë kërcënim”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Kovaçevski: “Ndikimet ruse nuk mund të destabizilojnë vendin”
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski njashtu siguron se vendi por edhe mbarë rajoni nuk është i kërcënuar edhe përkundër ndikimeve të rrymave të ndryshme.
 
“Kuptohet se ndikim të vendeve të treta, përfshi ndikimin rus, ekzistojnë në rajon. Ato gjithmonë janë në mundësi të gjejnë bashkëmendimtarë në individë, parti të caktuara politike dhe organizata, megjithatë ato nuk janë as afër asaj që posedojnë institucionet tona dhe vendet anëtare të NATO-s dhe shërbimet e sigurisë që të jenë në gjendje të bëjnë destabilizim të shtetit tonë”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Stoltenberg para deputetëve, “Bashkoni forcat drejt BE-së”
 
Në kuvend para deputetëve, Stoltenberg pasi numëroi benefitet me anëtarësimin në NATO, kërkoi nga deputetët unitet në rrugëtimin drejt BE-së.
 
“Anëtarësimi në BE do të përforcojë demokracinë tuaj dhe sundimin e të drejtës dhe do të mundësojë jetë më të mirë për rininë. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të punojnë së bashku dhe ta lëvizim vendin para. Prej këtu I’u inkurajoj që të vazhdoni të punoni siç keni punuar për anëtarësimin në NATO, ta kompletoni udhëtimin tuaj drejt familjes europiane”, u shpreh Stoltenberg.
    
Stoltenberg ka takuar edhe presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, ndërkohë që të mërkurën do të jetë nikoqir I samitit të vendeve anëtare të rajonit në NATO, përpos Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë. Në këtë takim do të diskutohen sfidat e sigurisë në rajon, me theks të veçantë Bosnjen dhe Kosovën.
 
MERAL ISMAILI