Botë

Privatizimi i kompleksit “Partizani”, gjykata lë në fuqi masat kundër Berishës

21.11.2023 21:11

Gjykata e Apelit kundër korrupsionit në Shqipëri...

Gjykata e Apelit kundër korrupsionit në Shqipëri ka lënë në fuqi dy masat e ndalimit ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.
 
Berisha kishte apeluar kundër masave “detyrim për t’u paraqitur” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, që Prokuroria kundër Korrupsionit (SPAK) i vendosi ndaj tij më 22 tetor.
 
Berisha po hetohet nga SPAK-u për përfshirje në “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Që prej caktimit të masave të sigurisë ndaj tij, Berisha ka sulmuar SPAK-un dhe Gjykatën kundër korrupsionit, që sipas tij po zbatojnë urdhra politikë. Ai nuk ka pranuar të paraqitet në SPAK sipas detyrimit, dy herë në muaj. Ndërkaq Gjykata e Apelit, ka zbutur masën e sigurisë ndaj dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".