Ankesa kushtetuese, Pendarovski: Askush s’pati guximin ta miratojë
22.11.2023 12:32
Gjykata Kushtetuese është nikoqire e Konferencës Rajonale...

Gjykata Kushtetuese është nikoqire e Konferencës Rajonale në të cilën po diskutohet për promovimin e ankesës kushtetuese si mjetin më të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konferenca mbahet me mbështetjen e fondacionit gjerman IRZ, përfaqësuesit e të cilit do të publikojnë studimin për ankesën kushtetuese, e cila është përgatitur nga ekspertë nga Gjermania.
Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski, thotë se iniciativa të tilla për ndryshim të kushtetutës në këtë drejtim kanë ekzistuar edhe më parë, por për fat të keq, të gjitha përbërjet parlamentare nuk kanë marrë guxim që ta bëjnë këtë.
