Tetovë, aktivitete për Ditën e Alfabetit shqip

22.11.2023 13:02

Edhe në Tetovë është shënuar Dita e Alfabetit....

Edhe në Tetovë është shënuar Dita e Alfabetit me aktivitete të ndryshme shkencore dhe kulturore. Universiteti i Tetovës madje ka kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që edhe në këto dy shtete, 22 Nëntori të shpallet ditë feste.

Ndërkaq, Komuna e Tetovës në këto çaste po mban debat publik për rolin e Kongresit të Manastirit në konsolidimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar.