Takim joformal i anëtareve të NATO-s, nga rajoni janë diskutuar çështje të sigurisë rajonale

22.11.2023 13:49

Ballkani Perëndimor, siguria rajonale...

Ballkani Perëndimor, siguria rajonale, konflikti Rusi-Ukrainë dhe lufta në lindjen e mesme do te jenë fokusi i mbledhjes joformale që do të udhëhiqet nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg. Stoltenberg dhe Kovaçevski pritën liderët e vendeve  aleatë të NATO-s, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama; atë malazez, Milojko Spajiq dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviq. Për arsye shëndetësore në këtë takim do të mungojë kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

“Në mbledhjen e sotme do të bisedojmë për çështjet e sigurisë rajonale, gjithashtu do të flitet dhe për temat aktuale e që kanë të bëjnë me konfliktin në Ukrainë, konflikti në Gaza dhe çështje të sigurisë së rajonit për një afat më të gjatë dhe për një siguri më të lartë.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Maqedonia është një vend i suksesshëm në shumë drejtime, veçanërisht në udhëheqjen e një shoqërie multietnike, gjë që e tregon në rajon dhe në botë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“RMV-ja është një aleat i rëndësishëm dhe këtë e dëshmon fakti që Samiti i NATO-s po mbahet këtu. Do të flasim për sigurinë rajonale, por dhe sfidat që po përballemi jashtë këtij rajoni në nivel global. Po shohim se si fuqitë botërore po mundohen të tregojnë forcat e tyre, lufta në Ukrainë akoma vazhdon, ka një luftë të re në lindjen e afërt. E përshëndes marrëveshjen e Hamasit me Izraelin që do të duhet të rezultojë me shkëmbimin e pengjeve dhe ndaljen e luftës që do të mundësonte dhe kalimin e ndihmave humanitare.”, - theksoi sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se Maqedonia është vend i sigurt dhe vazhdimisht vëzhgohet mundësia eventuale e ndikimit rus në RMV pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, Zelenski, për përhapjen e konfliktit në rajonin e Ballkanit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)