Gaza, armëpushim i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit
Izraeli dhe militantët e Hamasit....

Izraeli dhe militantët e Hamasit kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e përkohshme të luftimeve në Gaza, me qëllim të shkëmbimit të pengjeve. Marrëveshja përfshin një armëpushim katërditor dhe lirimin e 50 pengjeve në këmbim të 150 palestinezëve në burgjet izraelite.
Marrëveshja po ashtu parasheh hyrjen në Gaza të 300 kamionëve me ndihma humanitare, përfshirë karburante. Marrëveshje lejon zgjatje të pauzës dhe lirimin e mundshëm të më shumë fëmijëve dhe grave të mbajtura nga të dyja palët. Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë alarmuar për gjendjen e vështirë në spitale, duke përfshirë frikën nga granatimi i spitaleve.
“Kemi frikë se okupatori izraelit do ta realizojë të njëjtën si në kompleksin medicinal “Al Shifa”. Ekziston rrezik real për të gjithë që ndodhen në spitalin indonezian në Gaza.”, - deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al Kidra.
Ndërsa kryeministri izraelit, Netanjahu, paralajmëron vazhdimin e luftimeve deri në mposhtjen e Hamasit.
“Ne jemi në luftë dhe do ta vazhdojmë luftën deri në realizimin e të gjitha qëllimeve tona. Me rëndësi është ta eliminojmë Hamasin, t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë të kidnapuar dhe të zhdukur dhe garantojmë se nuk do të ketë elemente në Gaza që do ta kërcënojnë Izraelin.”, - theksoi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Një grup protestuesish në Tel Aviv një ditë më parë kanë kërkuar nga Qeveria që të bisedojë për lirimin e pengjeve. Marrëveshja e armëpushimit të përkohshëm është ndërmjetësuar nga ShBA-ja, Turqia dhe Katari.
Derisa Egjipti i ka dënuar të gjitha tentimet për t’i shpërngulur me dhunë palestinezët nga Rripi i Gazës dhe ka thënë se do t’i ndërmerr të gjitha masat për mbrojtjen e kufijve.
Autoritetet në Gaza kanë njoftuar se nga luftimet e deritanishme, numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori ka arritur në mbi 14,128, përfshirë 5,840 fëmijë dhe 3,920 gra. Ndërkohë, numri zyrtar izraelitëve të vdekur arrin në rreth 1,200.
Po ashtu Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë po mbahen peng nga Hamasi. Liderët botërorë e kanë përshëndetur marrëveshjen duke theksuar se konflikti në fund kërkon zgjedhje politike. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
