Punëtoria “Institucionet për qytetarët”, Gërkovska: Qeverisja e mirë, bazë për efikasitet
Ndryshimi i shpeshtë i ministrave...

Ndryshimi i shpeshtë i ministrave ndikon në vlerësimin e dobët të Komisionit Evropian për Administratën Publike dhe mos sjelljen e ligjeve. Kështu vlerëson zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, e cila pret që ndryshimet ligjore që do të përmirësojnë situatën aktuale do të propozohen për shkurt kohë, pasi që veç më po diskutohet për problematikat e detektuar.
Vendosja e principeve për qeverisje të mirë është bazë për punë efikase dhe funksionale të administratës, thotë Gërkovska duke shtuar se institucionet janë krijuar për qytetarët e jo e kundërta.
“Ndryshimi i shpeshtë i ministrave të ministrive të caktuara ndikon në dinamikën e realizimit të nevojave kyçe të shtetit. Duhet të them se ministri Aliu bëri një hap mjaft të madh, jo vetëm për këto ligje, por edhe për zgjidhjet e tjera ligjore që pritej të propozoheshin shpejt. Me sa di unë, kohët e fundit ka diskutime për problematikat që kanë lindur nga diskutimet publike dhe reagimet, jo vetëm nga faktorët politikë, por edhe nga të gjithë faktorët e tjerë nga sektori publik dhe pres që për shkurt kohë të propozohen.”, - deklaroi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.
Maleska Saçmaroska: Menaxhimi të orientohet drejt rezultateve
Që të mund qytetarët të ndjekin programet e institucioneve dhe të kuptojnë se cilat janë prioritet e tyre, është propozuar edhe metodë e re për përcjelljen e politikave publike dhe matjes së tyre. “Nëse e vendosim tani këtë sistem, do të jetë një hap kryesor në përmirësimin e të gjitha këtyre koncepteve për përmirësimin e menaxhimit të orientuar drejt rezultateve ku Qeveria dhe të gjitha qeveritë në të ardhmen do të jenë të përgjegjshëm për rezultatet që duhet t’i arrijnë.”, - theksoi drejtoresha ekzekutive e QMN-së, Neda Maleska Saçmaroska.
Loson: Politikat efektive kanë nevojë për lidership
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, me porosi se vendi ka nevojë për transparencë dhe mekanizëm përcjellës për shërbimet që i ofrojnë institucionet.
“Patjetër të ketë lidership, që do të tregojë se si politikat do të realizohen në mënyrë efektive. Nevojiten mjete që jo vetëm do të krijojnë mekanizma për dhënien e shërbimeve, por edhe monitorimin e realizimit të tyre. Llogaridhënia është e domosdoshme, ka nevojë edhe për transparencë dhe duhet të mbahet llogari se shërbimet që ofrohen nga administrata e bëjnë ndryshimin e nevojshëm.”, - u shpreh ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson.
Të gjitha të dhënat që i posedojnë institucionet janë pronë e qytetarëve e jo e institucioneve, ndërsa duhet të punohen në ndryshimin e kulturës institucionale u konstatua në punëtorinë “Institucionet për qytetarët”, kushtuar vlerave të menaxhimit të mirë të administratës publike. (Sanije Duraku, TVM2)
