Kacarska: Në preambulë të futet padia kushtetuese

22.11.2023 16:25

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska....

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, u ankua për shkak të siç thotë, premtimeve boshe të politikanëve lidhur me futjen e padisë kushtetuese në preambulën e Kushtetutës.

Duke folur në temën  “Më shumë mbrojtje ligjore për qytetarët përmes një padie kushtetuese gjithëpërfshirëse dhe efektive”, Kacarska tha se ky mekanizëm, i cili është i përhapur në vendet e Bashkimit Evropian dhe pas 2,5 vitesh nga iniciativat e para, është ende i padisponueshëm.

“Unë isha optimist se do t'ia dilnim me padinë kushtetuese në Maqedoni, por politikanët dhe partitë dhanë vetëm premtime të kota. Republika e Maqedonisë së Veriut ka humbur plot raste para Gjykatave Ndërkombëtare dhe ato nuk duhet t’i shohim vetëm si statistika, por tregues për futjen urgjente të padisë kushtetuese. Unë shpreh proaktivitet, vigjilencë dhe nevojë për futjen e padisë kushtetuese.”, - deklaroi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Padia kushtetuese, Pendarovski: Segment i rëndësishëm reformues

“Diskurset për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të futjes së padisë kushtetuese përfundonin në pazare politike partiake dhe mendjemadhësi, që nuk kishin lidhje me temën. Shpresoj që në një të ardhme të afërt opinioni politik dhe ai profesional do ta kuptojnë rëndësinë e futjes së padisë kushtetuese si një segment i rëndësishëm në reformat dhe një hap drejt forcimit të sistemit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.”, - theksoi presidenti, Stevo Pendarovski.

Fondacioni gjerman për bashkëpunim juridik: Të forcohet mbrojtja ligjore

Një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i reformave është zhvillimi dhe puna e mëtejshme e Gjykatës Kushtetuese, por edhe mbrojtja ligjore e qytetarëve dhe besimi në institucionet e drejtësisë, thonë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

“Sfidat politike, rrethanat historike dallojnë, por jemi një në qëllime, prandaj të punojmë edhe në të ardhmen që të forcojmë mbrojtjen ligjore dhe t’i bashkëngjitemi kërkesës suaj, z. Kacarska, që bashkë të luftojmë për besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, sepse kështu forcohet demokracia.”, - u shpreh ambasadorja gjermane, Petra Drexler.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për heqjen e të drejtës së Gjykatës Kushtetuese, por edhe për heqjen e të drejtës së qytetarëve, pasi ata duhet të kenë mbrojtje ligjore në sistemin kombëtar të drejtësisë.”, thanë nga Fondacioni gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Me futjen e padisë Kushtetuese, Kushtetuesja do të fitojë një pozicion dhe rol cilësor të ri në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive, vlerësojnë nga Fondacioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. (Sanije Duraku, TVM2)