Zjarri në Falishtë vihet nën kontroll, në vijim bëhet analiza e ujit të pijshëm
23.11.2023 10:31
Qendra për menaxhim me kriza...

Qendra për menaxhim me kriza njofton se është vënë nën kontroll zjarri i cili e përfshiu fabrikën e bojës dhe llakut në afërsi të fshatit Falishë të Komunës së Tetovës.
Në vendngjarje vërehet tym i dendur, por ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve nga Tetova, i cili e kontrollon situatën dhe po ashtu ka polici për sigurimin e lokacionit.
Sipas informacioneve në Qendrën për menaxhim me kriza në terren është edhe ekipi Qendrës për Shëndet Publik Tetovë për të kontrolluar ujin e pijshëm.
Sipas informatave të tyre, rezultatet do të jenë gati brenda pak ditësh.
Nga kjo qendër njoftojnë se gjendja e ujit do të jetë e mirë, pasi pusi nga i cili nxirret uji ishte 50 metra i thellë.
