Shtyhet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, Izraeli s’ka ende listën e atyre që do të lirohen

23.11.2023 12:12

Marrëveshja për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve...

Marrëveshja për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të vihet në zbatim para së premtes, edhe pse besohej se do të niste në orët e para të ditës së sotme.Sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, asnjë peng nuk do të lirohet para të premtes dhe luftimet do të vazhdojnë deri në momentin që  do të nisë aplikimi i marrëveshjes.

“Bisedimet se si të zbatohet marrëveshja e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë dhe po përparojnë pozitivisht. Puna midis dy palëve dhe partnerëve tanë në Egjipt dhe SHBA është duke vazhduar për të siguruar zbatimin e shpejtë të armëpushimit dhe për të siguruar atë që është e nevojshme për të siguruar që të dyja palët t'i përmbahen marrëveshjes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari.

Edhe Shtëpia e Bardhë është shprehur se shpreson që lirimi i pengjeve të nisë të premten, ndërsa palët po punojnë për detajet e fundit logjistike.

“Objektivi ynë kryesor është të sigurojmë që ata të sillen në shtëpi të sigurt. Kjo është në rrugën e duhur dhe ne shpresojmë që zbatimi do të fillojë të premten në mëngjes”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Ëatson.

Një zyrtar i lartë amerikan po ashtu shtjelloi se Izraeli nuk kishte marrë ende emrat e grupit të parë të pengjeve që do të lirohen nuk është një çështje serioze, por shtoi se do të ishte më shqetësuese nëse nuk do të kishte ende listë deri të enjten në mbrëmje.