Maqedoni

LEN: Pushteti po keqpërdor paratë publike

23.11.2023 14:44

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka akuzuar pushtetin se nëpërmjet personave të afërt po i përdor të rinjtë për zhvatjen

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka akuzuar pushtetin se nëpërmjet personave të afërt po i përdor të rinjtë për zhvatjen e parasë publike përmes tenderëve. Amir Elezi nga LEN-i thotë se është për t’u habitur fakti se si ka mundësi kompania e një 19-vjeçari të furnizojë lotarinë e RMV-së me aparate për bixhoz. 
 
“BDI-ja po i përdor të rinjtë gati të mitur për zhvatjen e parasë publike përmes tenderëve. Para ca kohe personazh ishte nipi 20-vjeçar i Ali Ahmetit në blerjen e Qendrës “Soravia”, ndërsa sot është një 19-vjeçar nga Kumanova që do të blejë aparate për lojërat e fatit. Qiranë astronimike prej 2,6 milion euro për ambientet e lotarisë shtetërore e ka marrë një kompani, menaxhere e së cilës është kushërira e Artan Grubit, ndërsa tenderët në Lotarinë Shtetërore i marrin kompanitë e përhershme, “Arbëria Dizajn” dhe “Media Grup Dooel -Tetovë”.”, - theksoi Amir Elezi nga LEN-i.
 
FITIM KRYEZIU