Maqedoni
Forumi i grave: Nuk është shfrytëzuar kapaciteti i grave në biznes
23.11.2023 16:44
Në Forumin për ndërmarrësi të grave në Shkup, ekspertët dhe përfaqësuesit e Qeverisë...

Në Forumin për ndërmarrësi të grave në Shkup, ekspertët dhe përfaqësuesit e Qeverisë janë bashkuar më një fjalim të përbashkët për të adresuar një realitet të vështirë: Pjesëmarrja e grave në sipërmarrje dhe ekonomi mbetet në nivele të ulëta. Një qëndrim i përbashkët ishte se mbështetja dhe promovimi i sipërmarrjes femërore që do të kontribuonte në një konkurrencë më të lartë në nivelin global.
“Së pari, të rritet numri i grave në sipërmarrje dhe së dyti të rritet mënyra e punës dhe të hapen dyert për të punuar më gjerësisht, të paktën në rajon, le të themi në Evropën Perëndimore apo Evropë, le të jetë bota treg për ne që mos të kufizohemi. Është e vetmja mënyrë se si mund të kalojmë nga bizneset mikro apo të vogla në bizneset e mëdha.”, - deklaroi Valentina Disovska nga Platforma kombëtare e ndërmarrësisë së grave.
“Statistikat tregojnë se gratë marrin pjesë më pak se 30% si pronarë biznesi dhe më pak se 50 për qind e grave janë aktive në tregun e punës, prandaj duhet të punohet në rritjen e kapaciteteve të tyre si burim ekonomik.”, - theksoi nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Orce Simov.
“Biznesi, ekonomia kanë nevojë për cilësitë e grave. Mbështetja dhe promovimi i sipërmarrjes femërore do të përmirësojë konkurrencën e përgjithshme.”, - u shpreh zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Në eventin me mbi 100 pjesëmarrës, u shkëmbyen praktikat dhe idetë më të mira për promovimin, zhvillimin dhe mbështetjen e sipërmarrjes së grave. Samiti u organizua si aktivitet vjetor i projektit “Platforma kombëtare për sipërmarrjen e grave”, e bashkë financuar nga Bashkimi Evropian.
SEDAT SELIMI
