“Euro 2024”, Maqedonia e V. mbyll eliminatoret më të dobëta

23.11.2023 16:48

Fushata eliminatore për “Euro 2024”, tani më është mbyllur dhe të gjithë i bëjnë përllogaritjet e tyre....

Fushata eliminatore për “Euro 2024”, tani më është mbyllur dhe të gjithë i bëjnë përllogaritjet e tyre. Për përfaqësuesen e vendit këto eliminatore, mund të llogariten si më të dobëta, pasi që mbrojtja e saj është në mesin e më të dobëta dhe këtë e vërtetojnë edhe të dhënat statistikore. Maqedonia ka një golaverazh më të dobët nga të gjitha përfaqësueset të cilat eliminatoret i përfunduan në pozitën e katërt. Këta në grupin e tyre eliminator kanë shënuar 10 dhe kanë pranuar 20 gola me golaverazhin minus 10 gola. 20 golat në 8 ndeshje është numri më i madh i golave të pranuar në një cikël eliminator për evropianët.  
 
Rekordi i deritanishëm negativ në eliminatoret me 18 gola ishte në dy cikle, por në 10 ndeshje të luajtura, pasi ishte në përbërje të grupeve me nga 6 përfaqësuese. Megjithatë nëse flasim për rekordet negative, ai është për “Botërorin 2006”, kur kemi pranuar 24 gola në 12 ndeshje, pasi në atë kohë eliminatoret luheshin më shtatë përfaqësuese.  Tani përfaqësuesja e vendit ka kaluar mesataren e golave të pranuar dhe tani është 20 gola në tetë ndeshje me një mesatare prej 2.5 gola në një takim.  Maqedonia në këto eliminatore 7 gola, pranoi në ndeshjen e parë me Anglinë në stadiumin “Old Traford”, ose gjithsej 8 në dy ndeshje. 
 
Nga ana tjetër Italia, në dy ndeshje shënoi 6 gola, prej të cilëve 5 në Romë dhe 1 në Shkup.  Rrjetën e përfaqësueses më të mirë të vendit  pesë herë e ka tundur Ukraina edhe atë tre herë në Shkup dhe dy herë në Pragë. Gol kundër Maqedonisë, ia doli të shënojë Malta edhe atë në Shkup 2:1.  Nga e gjithë kjo konstatohet se e qetë rrjeta e përfaqësueses së vendit ka mbetur e pa preur vetëm në përballejn me Maltën, të cilën 2:0 e mundëm në transfertë.