Celtics mposht Bucks, Lakers bie sërish në shtëpi
23.11.2023 16:59
Spektakël dhe rezultate surprizë dhuruan ndeshjet e radhës në kampionatin e basketbollit amerikan, NBA...

Spektakël dhe rezultate surprizë dhuruan ndeshjet e radhës në kampionatin e basketbollit amerikan, NBA. Boston Celtics duket se la pas humbjen e papritur ndaj Charlotte dhe u rikthye te suksesi duke mposhtur më shifrat 119-116 Milëuakee Bucks. Në ndeshjen e luajtur në “Crypto Arena”, vendasit nuk bënë dot më shumë ndaj Dallas Maverick, me rezultatin final 104-101 në favor të miqve. Pavarësisht sfidës së mirë të LeBron James, Lakers nuk përmbysi dot rezultatin. Me takimin që u mbyll me fitoren e Mavericks.
Luka Doncic ishte protagonist kryesor me 30 pikë dhe 12 topa në tabelë. Pas kësaj fitoreje, Dallas mbetet ne vendin e katërt në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Ndërsa Lakers duhet të kënaqet vetëm me pozitën e shtatë në klasifikim. Në sfidat e tjera, kampionët në fuqi të Denver Nuggets u mposhtën 124-119 nga Orlando Magic. Toronto Raptors triumfoi ndaj Indianës në transfertë me rezultatin 132-131. Teksa Ëarriors humbën përballë Phoenix së Kevin Durant në shifrat 123-115.