Maqedoni
Përbërja e KShZ-së, propozimi i opozitës shqiptare s’vihet në rend dite
23.11.2023 17:07
Lëvizja “Besa” ka reaguar ndaj refuzimit të shumicës së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime...

Lëvizja “Besa” ka reaguar ndaj refuzimit të shumicës së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime që të vihet në rend dite përzgjedhja e anëtarit të KShZ-së nga radhët e opozitës. Sipas deputetit, Fadil Zendeli, deputetët e opozitës kanë deponuar një kërkesë deri tek kryetarja e këtij komisioni që të thërrasë një mbledhje tjetër dhe të merret vendim sa i përket çështjes së anëtarit të KShZ-së nga opozita.
“Ajo që shihet është obstruksioni i pastër i shumicës parlamentare, për shkak se nuk ka të bëjë vetëm me të qenit anëtarë i KShZ-së, pasi kjo detyrë reflekton edhe në punën e këshillave votues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për prezantimin nëpër media dhe kjo d.m.th. është një gamë më e gjerë e të drejtave, të cilat i takon në rastin konkret opozitës shqiptare dhe kandidatit të cilin duhet ta nominojë, mirëpo kjo është qartë një politikë nga BDI-ja dhe ASh-ja, të cilët përmes obstruksioneve mundohen që të krijojnë favore të veta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”, - deklaroi deputeti i Lëvizjes “Besa”, Fadil Zendeli.
