Botë

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, Zelensky: Në vitin 2024 ta dëbojmë Rusinë nga qielli

23.11.2023 17:33

Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës...

Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës, Dnipropetrovsk dhe Herson, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, bëjnë të ditur zyrtarët rajonal. Qytetet Krivi Rih dhe Nikopol, si dhe rrethinat e tyre, u goditën gjatë natës, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak. Në Herson, një civil u plagos nga bombardimet ruse, njoftoi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Roman Mroçko. Në rajonet lindore të Harkivit dhe Donjeckut, forcat ukrainase zhvilluan 74 beteja të afërta gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.
 
Në Harkiv, trupat ukrainase zmbrapsën 12 sulme ruse në Sinkivka, Petropavlivka dhe Ivanivka, dhe rreth këtyre vendeve. Në Donjeck, forcat ukrainase vazhduan ofensivën e tyre në Bahmut, qytet që ra në duart e trupave ruse në fillim të këtij viti pas një beteje të përgjakshme mujore. Ushtria tha se forcat ruse lëshuan pa sukses 42 dronë kamikazë kundër pozicioneve ukrainase. Në pikën tjetër të Donjeckut, në Avdijivka, forcat ruse vazhduan të ushtrojnë presion në përpjekjet e tyre të pasuksesshme për të rrethuar qytetin industrial që po mbrohet nga forcat ukrainase. Në vitin 2024, do të duhet të dëbojmë rusët nga qielli ynë, ka deklaruar presidenti rus, Zelensky. 
 
“Në vitin 2024 duhet të bëhet viti kur Ukraina e dëbon Rusinë nga qielli i saj. Meqenëse Ukraina është një vend i madh, nevoja jonë për sisteme të mbrojtjes ajrore është e rëndësishme. Ne kemi besim, megjithatë, se duke siguruar mbrojtje ajrore shtesë aftësitë, partnerët tanë po bëjnë investimin më të mirë strategjik të sigurisë dhe po kursejnë një sasi të konsiderueshme burimesh në terma afatgjatë.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Zelensky shprehet mirënjohës për të gjithë partnerët që kanë marrë tashmë vendime të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
 
FITORE DEMOLLI