Punonjësit në gjyqësor dhe prokurori sërish protestojnë

24.11.2023 11:08

Punonjësit e administratës gjyqësore dhe prokuroriale, si dhe punonjës të Avokatit të Popullit...

Punonjësit e administratës gjyqësore dhe prokuroriale, si dhe punonjës të Avokatit të Popullit dhe Fondit të Shëndetësisë po protestojnë para Qeverisë. Ata janë të indinjuar nga pagat, të cilat thonë se janë të ulëta. Ata tashmë kanë bërë me dije se nëse shteti mbetet i shurdhër ndaj kërkesave, ata do të ndërpresin punën. 
 
Këto bllokime të mëdha u shkaktuan nga rritja me 78% e pagave të zyrtarëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe nga fakti se buxheti i ri nuk parashikon para për rritjen e tyre. 
 
MPB-ja njofton se nga ora 11:30 deri në ora 14:30, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së protestave. 
 
Për këtë apel qytetarët të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta.