Trajkovska: Akusheret e reja po migrojnë vazhdimisht
Numri i infermiereve në vend po zvogëlohet...

Numri i infermiereve në vend po zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Infermieret e reja gjithnjë e më shumë po largohen nga vendi, në kërkim të pagesës më të lartë dhe kushteve më të mira, theksoi Tanja Trajkovska nga Shoqata Nacionale e Infermiereve dhe akushereve.
“Kur e humbni një infermiere apo akushere me përvojë pune 4 apo 5 vjeçare, e cila punon në trajtim intensiv është me të vërtetë humbje. Gjithnjë e më pak jemi në vendet e punës, forca punëtore po plaket. Nëse them se unë jam nga më të rejat, ndërsa jam 50 vjeçare apo 32 vite në gjinekologji, mund të kuptoni se me çfarë numri po përballemi.”, - theksoi akusherja, Tanja Trajkovska.
Shoqatat e infermiereve: Infermieret mungojnë edhe në Serbi dhe Slloveni
Me mungesën e infermiereve përballen edhe Serbia fqinje dhe vendi anëtarë i BE-së, Sllovenia.
“Ky problem nuk është vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin dhe tërë botën. E dini se mungojnë rreth 4 milion infermiere nga 30 milion infermiere në Evropë. Vendet që nuk janë në zonën e BE-së për fat të keq janë vende për eksport. Migrimi i infermiereve është i pashmangshëm edhe për shkak të specializimit, por në Serbi ne kemi 35 shkolla të mesme, kemi 7 shkolla të larta dhe nuk kemi numër të mjaftueshëm infermieresh.”, - thanë nga Asociacioni Nacional i Serbisë.
“Deficiti i infermiereve është i pranishëm jo vetëm në Evropë, por edhe në tërë botën. Pas Kovid 19 u ndryshua gjithçka. Në ato vende ku mungesat ishin të pranishme tanimë janë rritur. Ky migrim që vjen nga lindja në perëndim, kjo është diçka e përditshme, kemi mungesë të infermiereve dhe akushereve edhe në Slloveni.”, - theksoi Monika Ashman nga Shoqata e infermiereve në Slloveni.
Këto qëndrime u shprehën në konferencën rajonale me temë “Ndërtimi i kapaciteteve të zërit të fuqishëm të infermiereve dhe akushereve, kujdesi për fuqinë punëtore”, që u mbajt në Shkup. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)
