Botë

Filloi armëpushimi në Rripin e Gazës, një orë më parë u bombardua spitali “Al-Shifa”

24.11.2023 14:14

Përpara se pushimi humanitar të hynte në fuqi, ushtria izraelite bombardoi spitalin “Al-Shifa”...

Përpara se pushimi humanitar të hynte në fuqi, ushtria izraelite bombardoi spitalin “Al-Shifa”, kompleksi më i madh mjekësor në Rripin e Gazës, për të cilën pretendohej se ishte "infrastruktura e tunelit". Ushtria dhe Qeveria izraelite pretenduan se tunelet nën spitalin “Al-Shifa” u përdorën në mënyrë aktive si selia kryesore ushtarake e Hamasit. Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, zbuloi se Izraeli kishte ndërtuar një strehë nën spitalin “Al-Shifa” rreth 40 vite më parë. Sulmet ndaj spitaleve dhe mjekëve i dënuan mjekët e Kanadasë.
 
"Sulmet ndaj spitaleve janë sulme ndaj njerëzimit. Nuk ka asnjë justifikim ligjor apo moral për sulmet e pamëshirshme të dhunshme ndaj civilëve dhe spitaleve. As nuk ka justifikim për  rrethimin e plotë të Gazës që u mohon civilëve nevojat e mbijetesës - ushqim, ujë, furnizime mjekësore, karburant për të funksionuar inkubatorët dhe makineritë e dializës. Këto janë forma të ndëshkimit kolektiv dhe janë krime të ndaluara në mënyrë eksplicite sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.”, - deklaroi drejtori ekzekutiv i mjekëve në Kanada, Joseph Belliveau.
 
Për të diskutuar zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës, kryesuesit e Këshillit në Bashkimin Evropian, u takuan në Kajro me presidentit e Egjiptit, Abdel Fatah el Sisi, ku biseduan për lirimin e pengjeve dhe mënyrën se si të ndihmojnë civilët në Gaza, gjatë katër ditëve  armëpushim.
 
"Pika jonë kufitare Rafah nuk do të mbyllet, për shkak se duhet të lejojnë aksesin në ndihma humanitare dhe gjithashtu për të lejuar pengjet të kalojnë.”, - theksoi presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah el Sisi.
 
"Për të mbështetur autoritetet egjiptiane për t'iu përgjigjur krizës në vazhdim, Spanja do të dorëzojë këtë javë një dërgesë të pajisjeve mjekësore. Rreth katër ton pajisjesh do të dërgohen në spitalet egjiptiane për të rritur kapacitetin e tyre , duke ofruar trajtim mjekësor për ata që janë evakuuar nga Gaza.”, - u shpreh kryeministri spanjoll, Pedro Sançez.
 
"Ndoshta 13 pengje do të lirohen ose po lirohen. Ky është një lajm i mirë. Por duhet të çlirohen më shumë. Një armëpushim i përkohshëm është një gjë e mirë. Një armëpushim i përhershëm është objektivi.", - theksoi kryeministri i Belgjikës, Alexander de Croo.
 
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se armëpushimi i përkohshëm në Gaza është "një zhvillim shumë i mirëpritur". 
 
"Ne vazhdimisht kemi shtyrë për pauza të qëndrueshme humanitare në mënyrë që të mund të marrim më shumë ndihmë në Gaza dhe të largojmë pengjet. Pra, ky është një zhvillim shumë i mirëpritur. Është padyshim hapi i parë, ne duhet të sigurohemi që të gjithë të respektojnë kushtet e marrëveshjes dhe ne duam të shohim të gjithë pengjet të lirohen, duke përfshirë mbrojtjen e sigurisë së shtetasve britanikë.”, - u shpreh kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak.
 
Me marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit, pauza humanitare që do të ndalojë sulmet në Gaza për 4 ditë dhe do të lejojë shkëmbimin e të burgosurve dhe ndihmën humanitare, filloi mëngjesin e sotëm në orën 07:00 me orën lokale.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU