Zjarri në depon afër Tetovës, Kasami: Do të bëhet inspektim i detajuar i objekteve

24.11.2023 14:33

Inspektorati komunal në Tetovë...

Inspektorati komunal në Tetovë do të dalë në teren dhe do të inspektojë kompanitë të cilët janë në rajonin  e Tetovës, që t’i shohin nga afër kushtet për veprimtarinë e tyre të punës, ka deklaruar sot kreu i komunës se Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas Kasamit, edhe ky objekt që u dogj ditë më parë nuk ka pasur  hidrant, që sipas Kasamit nëse do të ishte i instaluar do t’u ndihmojë shumë zjarrfikësve të Tetovës.

“Biseduam që masat të merren konform ligjit për mbrojtje dhe siguri. U konstatua se edhe në këtë objekt nuk ka pasur hidrant, që sigurisht do të ishte një lehtësim i madhe për njësinë e zjarrfikësve për intervenimin sa më të shpejtë. Në të ardhmen do të bëjmë edhe një inspektim të detajuar të të gjitha objekteve industriale dhe publike me një nivel të lartë të rrezikshmërisë së zjarreve të tilla dhe në bazë të vlerësimit se cilat institucione janë dhe çfarë masash duhet të merren, që në të ardhmen të ulet rrezikshmëria.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Përndryshe, në një kohë të shkurtër në Tetovë ka pasur tre zjarre të mëdha të kompanive të ndryshme me dëme të shumta materiale dhe ndotje enorme të ajrit. (Visar Sadiku, TVM2)